Ryan Giggs ka kritikuar politikën e rekrutimit të Manchester Unitedit pasi ata kanë refuzuar shansin për të nënshkruar me Kylian Mbappe dhe Gabriel Jesus përkundër rekomandimit të tij.
Sulmuesit janë dy nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në Evropë për momentin, me 19-vjeçarin Mbappe që po lulëzon që kur kaloi në verë tek Paris Saint-Germain nga Monaco, ndërsa Gabriel Jesus, 20-vjeçar, ka shënuar 17 gola në 36 paraqitje për Manchester Cityt që kur ka ardhur nga Palmeiras.
Talenti francez i ka kushtuar PSG-së plot 180 milionë euro, ndërsa braziliani ka ardhur tek klubi nga Etihad për rreth 35 milionë euro.
Megjithatë, ish-ylli i Unitedit dhe ndihmësi i menaxherit, Louis Van Gaal, Giggs ka thënë se ai dhe skautët e klubit kishin qenë të vetëdijshëm për të dy sulmuesit përpara se të lëviznin në skuadrat e tyre aktuale, por skuadra e Old Trafford dështoi të vepronte – duke treguar jë shembull tjetër të strategjisë së tyre të dobët në tregun e transferimit.
“Unë e kam shikuar Gabriel Jesusin duke luajtur tri vite më parë. Kam shikuar Mbappen për një vit”, ka thënë fillimisht Giggs për The Times.
“I kam shikuar ata me skautë dhe ia propozova ata klubit, u thashë: ‘Merrni ata’, do të kishin kushtuar vetën pesë milionë funte ose diçka e tillë”.
“Ideja ishte t’i merrnin dhe t’i huazoni diku ku rritje e tyre mund të kishte qenë më mirë”, përfundoi legjenda e Unitedit.
Giggs ka kundërshtuar edhe politikën e klubit tek rasti i shitjeve të Rafael Da Silva, Danny Welbeckut dhe Johhny Evans, pasi tani janë shndërruar në lojtar të mëdhenj. /Telegrafi/