Telegrafi

Giggs kërkon nga Rooney të thyejë të gjitha rekordet te United

Rooney ka shënuar gjithsej 32 gola në të gjitha garat, deri më tani këtë sezon, dhe është shumë pranë për ta thyer rekordin e Cristiano Ronaldos, që kishte shënuar 42 gola brenda një sezoni me fanellën e United.

“Rooney është në vendin e duhur, ai ka menaxherin më të mirë në United, me të cilin gjithnjë lufton për trofe, gjë të cilën e dëshiron si futbollist”.

“Kemi shumë lojtarë të mirë këtu te United, dhe ai e do klubin. Unë e shoh atë këtu për një kohë të gjatë. Nëse Rooney qëndron këtu, së paku edhe dhjetë vite, atëherë ai do të thyejë të gjitha rekordet”.

“Ai do të thyejë rekordin tim të paraqitjeve, dhe do të thyejë rekordin e golave të Bobby Charltonit prej 249 golash. Shpresoj se kjo është diçka që ai mund ta bëjë”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/