Ryan Giggs ka folur në lidhje me ofertat në drejtim të tij për të udhëhequr ndonjë skuadër.
Ish-mesfushori uellsian thotë se ai ka pasur oferta trajneri që kur u largua nga Manchester United, por ende nuk është kontaktuar në lidhje me punën e një menaxheri.
“Unë kam pasur oferta, por pak oferta me të vërtetë”, deklaroi Giggs gjatë intervistës së tij për ‘Goal.com’, transmeton Telegrafi.
“Nuk e dija se po largohesha nga United, ndoshta një muaj më parë e kam bërë dhe kjo ishte një kohë e shkurtër, kur shumica e klubeve kishin marrë menaxherët e tyre, pasi duan të punojnë me ta para-sezon”.
“Për fat të keq, puna e menaxherit mund të jetë shumë e shkurtër, kush e di se çfarë ndodh në katër apo pesë muajve të ardhshëm”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/