Telegrafi

Giggs: Dua të pensionohem në mënyrën më të mirë

Futbollisti legjendar i Manchester United, Ryan Giggs, tashmë ka 36 vjet dhe e din se është duke i luajtur vitet e fundit të karrierës së tij.

Giggs nuk e ka në plan të luajë deri në vitet e 40-ta të tij, dhe dëshiron të pensionohet si futbollist i Manchester United dhe jo të transferohet te klube më të vogla dhe ta vazhdojë karrierën me dhunë.

“Futbolli është jeta ime, por unë nuk do të luaj nderi në 40 vjet dhe do të kërkoj ndonjë sfidë tjetër në këtë sport. Kur trupi im do të thotë se nuk do të mund të luaj në nivelim më të lartë, do ta di se është koha për pensionim”, ka thënë Giggs.

“Dua ta përfundoj karrierën në mënyrën më të mirë. Nuk kam në plan të luaj në liga më të vogla, për ta shkatërruar karrierën”, ka shtuar britaniku.