Trajneri i Uellsit, Ryan Giggs, shpreson se ylli i ekipit të tij, Gareth Bale, të mbetet në gjigantin spanjoll, Real Madrid.
Bale ka kaluar një sezon tjetër të ndërprerë nga lëndimet në Madrid, duke filluar vetëm 14 nga 29 ndeshjet e ekipit të tij në La Liga.
Ka pasur raportime se ish-lojtari i Tottenhamit mund të vendos të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të sezonit, me ish-ekipin e Giggs, Manchester United në mesin e klubeve të lidhura.
Megjithatë, Giggs, kur u pyet nëse ai dëshiron që Bale të qëndrojë, ai dha një përgjigje të fortë: “Po”.
“Unë shkova ta shihja atë kundër PSG-së [në Ligën e Kampionëve]. Kur të shkosh atje e vëren atmosferën rreth klubit. Ka vetëm një grusht klubesh që e kanë këtë”.
“Pra, natyrisht, unë dua të qëndroj atje. Ai ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve”.
“Kur jeni në klube të tilla ju gjithmonë do të fitoni gjëra”, ka thënë Giggs.
Ndryshe, Bale shënoi një het-trik kundër Kinës të enjten në ndeshjen e parë të Giggs në krye të kombëtares, gjë që e pa atë të zëvendësojë Ian Rush si golashënuesi kryesor në histori të Uellsit. /Telegrafi/