Telegrafi

Giggs: Askush në United nuk dorëzohet

Me vetëm katër ndeshje të mbetura, Djajtë e Kuq janë katër pikë larg kreut të tabelës, ku gjendet Chelsea, por Giggs thotë se lojtarët janë të vendosur për të luftuar deri në maksimum.

“Ne vetëm duhet të vazhdojmë. Kanë qenë 10 ditë të këqija për ne, rezultatet nuk kanë shkuar në rrugën tonë dhe as fati, dhe ju duhen të dyja këto në këtë pjesë të sezonit. Ne duhet të rikuperohemi nga zhgënjimi që patëm në disa javët e fundit dhe përfundimisht nuk do të dorëzohem. Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, ka thënë Giggs. /Telegrafi/