Telegrafi

Gigabyte ripërtërin disqet bartëse

Nga Gigabyte vjen disku i ri bartës me emrin Pure Rock. Ky disk vjen me shtëpizë të shkëlqyer, siç thotë prodhuesi, me dizajn minimalistik.

Dimensionet e pajisjes janë 12.8 x 8.2 x 1.5 cm, pesha është 172 gramë, e struktura interne e shtëpizës mbron diskun nga goditjet dhe dridhjet. Lidhet me kompjuter me anë të USB-së 2.0, e është integruar disku me shpejtësi të rrotullimit të pllakave prej 5.400 rrotullimesh për minutë.

Kapacitetet me të cilat ofrohet disku Pure Rock janë 320, 500, 640 e 750 GB, përderisa shitet me çantë për bartje dhe garanci trevjeçare. Çmimet nuk janë bërë të njohura. /Telegrafi/