Telegrafi

Gigabyte prezantoi miun e ri

Gigabyte me këtë mi synon të përmbush kërkesat e popullatës më të re, urbane e cila shpesh është në lëvizje: madhësia kompakte, dizajni ergonomik qartë e përcaktojnë atë si mi për kompjuterët portativ. AIRE M1 ka dizajn simetrik që do të thotë se mund ta përdorin si ata që e përdorin me dorë të djathtë po ashtu edhe ata që e përdorin të majtën. Është në dispozicion me ngjyrë të kaltër dhe të zezë.

Miu është një nga gadgetët nga familja AIRE të cilën Gigabyte e paraqiti këtë vit. Theksi i serisë AIRE është i vendosur në produktet me kualitet të lartë, dizajnin ergonomik dhe komponentin e gjelbër, respektivisht përgjegjësinë ndaj ambientit. /Telegrafi/