Mel Gibson është duke përgatitur vazhdimin e filmit “The Passion Of The Christ” – bën të ditur Hollywood Reporter.
Randall Wallace thuhet se është duke punuar në skenarin e filmit të ri, ndërsa ka thënë se është vështirë që e gjitha të mbahet sekret.
“Gjithmonë kam dashur ta tregoj atë ngjarje. ‘Passion’ është vetëm, fillimi dhe më pas tregimi ka vazhdimin e vet. Kisha Evangjeliste konsideron se filmi i Gibson është vepra më e mirë e Hollywoodit dhe mendojnë se vazhdimi do të jetë akoma më i mirë”, është shprehur Wallace.
“The Passion Of The Christ” që u lansua në vitin 2004 përfitoi 370 milionë dollarë, ndërsa ishte bërë me buxhet prej vetëm 30 milionë dollarësh.
Megjithatë, filmi u kritikua për mënyrën se si e shfaqte popullin hebre dhe se ishte përplot dhunë. Ndryshe, filmi kishte për temë momentet e fundit të jetës së Jezu Krishtit. /Telegrafi/