Regjisori i “Hacksaw Ridge”, Mel Gibson, pa bërë shumë zhurmë ka punuar në një organizatë bamirëse e cila ndihmon të mbijetuarit e Holokaustit.
Themeluesi i organizatës, Zane Buzby, ka deklaruar që këta dërgojnë ndihma te të mbijetuarit e Holokaustit në Evropën Lindore, te cilët kanë nevojë për ushqim strehim dhe medikamente.
E Gibson pa hezituar fare iu bashkëngjit këtij projekti, kur edhe ishte ftuar për herë të parë, transmeton Klan Kosova.
“Ai ka qenë te zyrat tona dhe ka mësuar personalisht rreth misionit tonë. Ai ka ndihmuar rritjen e fondeve duke ftuar persona të tjerë që të marrin pjesë”.
“Edhe pse nuk e promovon publikisht, Gibson ndihet shumë i pasionuar për misionin tonë”, ka thënë një burim brenda organizatës.