Telegrafi

Gibson është 60 vjeç dhe bëhet baba për të nëntën herë

Mel Gibson dhe e dashura e tij, Rosalind Ross, kanë pritur në jetë djalin e tyre të parë, ndërkaq ky është fëmija i nëntë i aktorit 60-vjeçar.

“Ata janë të mahnitur dhe Lars është i mrekullueshëm. Familja është pranë tyre, ndërsa Mel është tejet i gëzuar”.

Lexo po ashtu Mel Gibson do të bëhet baba për të nëntën herë

“Të gjithë ndodhen në shtëpi dhe janë të shëndoshë dhe të lumtur”, ka thënë përfaqësuesi i yllit hollivudian.

Fituesi i Oscarit ka shtatë fëmijë me ish-gruan e tij, Robyn Moore, me të cilën ka qenë i martuar për 26 vite.

Ai ka edhe një vajzë nga lidhja me pianisten ruse, Oksana Grigorieva. /Telegrafi/