Mel Gibson dhe e dashura e tij, Rosalind Ross, kanë pritur në jetë djalin e tyre të parë, ndërkaq ky është fëmija i nëntë i aktorit 60-vjeçar.
“Ata janë të mahnitur dhe Lars është i mrekullueshëm. Familja është pranë tyre, ndërsa Mel është tejet i gëzuar”.
“Të gjithë ndodhen në shtëpi dhe janë të shëndoshë dhe të lumtur”, ka thënë përfaqësuesi i yllit hollivudian.
Fituesi i Oscarit ka shtatë fëmijë me ish-gruan e tij, Robyn Moore, me të cilën ka qenë i martuar për 26 vite.
Ai ka edhe një vajzë nga lidhja me pianisten ruse, Oksana Grigorieva. /Telegrafi/