Telegrafi

Gibson babai biologjik i djemve të Foster?

Burime të New York Post thonë se fëmijët e 50-vjeçares kanë për baba biologjik aktorin kontrovers, Mel Gibson.

Dy yjet hollivudiane u ulën pranë njëri-tjetrin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, ndërsa në fjalën e saj Jodie e falënderoi pikërisht aktorin dhe regjisorin 57-vjeçar.

Foster me vite të tëra refuzon të tregojë emrin e babait të djemve të saj, Charles (14 vjeç) dhe Kit (12 vjeç), ndërsa do ta mbajë të fshehtë derisa ata të mbushin moshën madhore. /Telegrafi/