Kieran Gibbs do të largohet prej skuadrës së Arsenalit.
“The Sun” raporton se reprezentuesi anglez nuk do të jetë në sezonin e ri pjesë e ekipit të Ligës Premier.
E gjithë kjo pasi mbrojtësi është kthyer në Londër pasi që trajneri Arsene Wenger nuk ka llogaritur në turneun e “Emirate Cup”.
Shërbimet e futbollistit po i kërkon Newcastle United, e cila është rikthyer këtë sezon në ligën elitare angleze.
Ndryshe, turneu do të zhvillohet prej 29-30 korrik ndërsa pos Arsenalit do të marrin pjesë edhe Benfica, Leipzig dhe Sevilla. /Telegrafi/