Site icon Telegrafi

Gibbs kritkon Arsenalin për transferimin e Kai Havertz

Mbrojtësi i Inter Miamit, Kieran Gibbs, ka vënë në dyshim cilësitë e Kai Havertz për ta ndihmuar Arsenalin.

Sulmuesi gjerman u largua nga Chelsea këtë javë për te rivali i tyre lokal në një marrëveshje prej 73 milionë eurosh.

Por ish-mbrojtësi i Gunners, Gibbs, tha për The Sun: “Një nënshkrim prej 73 milionë eurosh është një nënshkrim i madh”.

Lexo po ashtu Pozicioni ideal i Kai Havertzit që Arteta duhet t'ia sigurojë te Arsenali

“Për këtë, dua dikë që kur gjërat shkojnë keq, ai do të vendosë ekipin në shpinë dhe do të thotë mos u shqetësoni djema se unë do ta përfundoj. Në pamje të parë, nuk e shoh. Tani për tani, unë mund ta shikoj”.

“Ai rol që do të luajë është në thelb një zëvendësim për Granit Xhakën dhe këtu mendoj se Mikel e sheh atë. Nuk e di nëse është mjaftueshëm fizik për të qenë atje, nuk e di nëse ka aftësinë për të përdorur trupi në situata për të dalë nga telashet ose aftësia teknike për të luajtur në zona të ngushta”, ka shtuar më tej ai.

Tek Chelsea, Havertz nuk ia doli të tregonte atë që kishte bërë te Bayer Leverkusen, andaj sezoni i ri pritet ta dëshmojë nëse Gibbs e ka gabim apo jo. /Telegrafi/

Exit mobile version