Telegrafi

Giannis me paraqitje fantastike, Bucks në epërsi ndaj Celtics

Ndeshje fantastike është zhvilluar në Fiserv Forum të Milwaukeet, ku kampioni në fuqi Milwaukee Bucks është përballur me Boston Celtics.

Kampioni në fuqi i NBA-së, ka arritur fitore me shumë mund 103:101 për të kaluar në epërsi 2-1 pas tri ndeshjeve në ‘Play-Off’ përballë Celtics.

Më meritori për këtë fitore të Bucks ka qenë greku Giannis Antetokounmpo me 42 pikë, 12 kërcime e tetë asistime.

Ndihmë të madhe Giannisit i dha edhe Jrue Holiday që e mbylli ndeshjen me 25 pikë e shtatë kërcime, derisa Brook Lopez kontribuoi me 13 pikë e 10 kërcime.

Jaylen Brown me 27 pikë ishte më efikasi tek skuadra mysafire, por që në fund nuk ishin të mjaftueshme për fitore.

Edhe ndeshja e katër mes dy skuadrave do të zhvillohet në Milwaukee, ku Bucks tani janë në epërsi 2-1.

Fitoren e dytë e ka marrë edhe Golden State Warriors që ka mposhtur Memphis Grizzlies me 30 pikë epërsi 142:112 për të kaluar në epërsi 2-1.  /Telegrafi/