Telegrafi

Giannis mposht Hardenin në duelin për MVP, Bucks nënshtrojnë Houstonin në udhëtim

Milwaukee Bucks ka triumfuar në duelin kryesor të mbrëmjes së kaluar në NBA ndaj Houston Rockets me rezultat 116-109.

Sfida ishte intensive gjatë gjithë takimit me mbrojtje të forta nga dy skuadrat.

Sfida ishte e barabartë deri në çerekun e tretë ku edhe u bë diferenca mes dy ekipeve e ku edhe u krijua epërsia prej 15 pikësh që nuk arriti të shkrihej.

Më i miri në këtë takim ishte James Harden me 42 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime, kurse Capela shtoi 18 pikë e 13 kërcime te Houstoni.

Giannis Antetekounmpo kishte po ashtu paraqitje të madhe me 27 pikë e 21 kërcime, double double monstruoz i tij ky me numër më të madh të kërcimeve të regjistruara në karrierë.

Kështu greku spektakolar e ka fituar përballjen direkte me James Harden në duelin direkt për çmimin MVP.

Bucks pas kësaj fitore ka vendin e parë me 29 fitore në konferenën e Lindjes duke qenë vetëm një fitore përpara Torontos, ndërsa Houstoni me 23 fitore bie në vendin e gjashtë në Perëndim. /Telegrafi/