Telegrafi

Giannis e mposhtë Hardenin në duelin direkt, Bucks arrijnë fitoren

Giannis Antetekounmpo dhe James Harden u përballën me njëri-tjetrin në duelin direkt mes Milëaukee Bucks dhe Houston Rockets, duel që përfundoi në të mirë të vendasve me rezultat 108-94.

Dy top skuadrat njëra që është lidere e lindjes dhe tjetra që konsiderohet favorite për titull nga perëndimi u përballën në atë që ishte përplasje e kandidatëve për MVP.

Giannis Antetekounmpo ka realizuar 19 pikë, 14 kërcime dhe katër asistime në këtë duel, i ndihmuar nga Eric Bledsoe që shkëlqeu me 23 pikë e 7 asistime.

James Harden realizoi 23 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime, ndërkaq Chris Paul shënoi 19 pikë, por këto performanca nuk mjaftuan për fitore.

Bucks do të mbeten liderë në lindje deri në fund të sezonit, ndërkaq, Houstoni ka vendin e katërt me katër pikë fitore më pak se sa liderët Golden State Ëarriors dhe Denver Nuggets. /Telegrafi/