Giannis Antetokounmpo është bërë basketbollisti më i vlefshëm në NBA, derisa ka njoftuar se ka rinovuar kontratën me Milwaukee Bucks për pesë vite të tjera.
“Kjo është shtëpia ime, ky është qyteti im…jam i bekuar që do jem pjesë e Milwaukee Bucks edhe për pesë vite të tjera. T’i bëjë këto vite të vlejnë. Spektakli vazhdon”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.
Basketbollisti që po ndiqej nga shumë skuadra të NBA, kishte vetëm edhe një vit kontratë me Milë=waukeen dhe do të ishte lojtar i lirë në vitin 2021, mirëpo pas bisedimeve u arrit marrëveshje gjigante.
Antetokounmpo do të fitojë plotë 230 milionë euro për pesë vite, kontrata më e madhe në histori të ligës, siç raportohet nga ESPN dhe The Athletic.
Në sezonin e tij të parë, 26-vjeçari ishte tërësisht i panjohur, pasi kishte shënuar vetëm 6.8 pikë për ndeshje.
Por, forma e tij nga viti 2013 shkoi duke u rritur dhe shumë nga klubet e NBA mbanin shikimin nga ai, mirëpo Milwaukee asnjëherë nuk lëshoi pe.
Tashmë, Antetokounmpo do të jetë basketbollisti me pagën më të lartë, duke kaluar kështu edhe atë të LeBron ajmes, por që ky i fundit fiton më shumë nga pjesa e marketingut dhe të drejtat e tjera. /Telegrafi/
This is my home, this is my city.. I’m blessed to be able to be a part of the Milwaukee Bucks for the next 5 years. Let’s make these years count. The show goes on, let’s get it. 🤎🙏🏽 pic.twitter.com/895tCBE9RK
— Giannis Antetokounmpo (@Giannis_An34) December 15, 2020