Bazuar në marrëveshjet ndërkomëbate, zona gjeografike e Maqedonisë nuk i përket plotësishtë Greqisë, tha zëdhënësi i qeverisë greke në një intërvistë për televizionin shtetërorë ERT, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke komentuar protestën e para dy ditëve në sheshin Sintagma me sllognin “Maqedonia është e grekëve”, Dimitris Giannakopoulos kumtoi se Maqedonia është zonë që u përket vendeve të ndryshme në mënyrën gjeografike. Në lidhje me komunitetin e maqedonasve, zëdhënësi i qeverisë greke tha se: të gjithë popujt kanë identitet dhe “asnjë komb nuk mund të privojë një komb tjetër”.
Pas insistimit të gazetarëve se a bëhet fjalë për maqedonët, Dimitris Giannakopoulos sqaroi se: ka grupe të ndryshme etnike në vendin fqinj.
Ai përsëriti se Athina kërkon një emër të përbërë ” erga-omes”, që do të thotë një emër që do gjejë përdorim të jashtëm dhe të brendshëm, diçka që, nësë interpretohet çon në përfundim se nuk do të ketë marrëveshje, pa zgjidhjen e emrit, dhe për të ndryshuar emrin kushtëtues nevojitet një rishikim kushtetues./Telegrafi/