Site icon Telegrafi

Gianluca Scamacca, objektivi kryesor i PSG-së për sulmin: I gjatë 1.95, do të kushtojë 50 milionë euro

Paris Saint-Germain tashmë ka nënshkruar me Vitinhan nga Porto për 41.5 milionë euro, por trajneri i ri Christophe Galtier është i bindur se klubi do të vazhdojë edhe me nënshkrimet e reja të Renato Sanches, Milan Skriniar dhe Gianluca Scamacca.

Megjithatë, skuadra e Serie A, Sassuolo e ka vendosur çmimin e Scamacca në 50 milionë euro dhe kalimi i tij i mundshëm te PSG është bllokuar për momentin.

U krahasua me Ibrën dhe Vierin

I krahasuar shpesh me sulmuesit si Zlatan Ibrahimovic dhe Christian Vieri, Scamacca erdhi nga akademitë e të rinjve të Lazios dhe Romës, përpara se të largohej për në PSV Eindhoven .

Ai u kthye në Itali në vitin 2017, kur nënshkroi me Sassuolon, ku pastaj shkoi oli në huazim te Cremonese, PEC Zëolle, Ascoli dhe Genoa.

Në Sassuolo, ai bëri debutimin e tij në Serie A më 29 tetor 2017, në moshën 18 vjeç e nëntë muajsh.

Shënoi 16 gola për Sassuolo sezonin e kaluar

Megjithatë, Scamacca luftoi për t’u vendosur në Sassuolo. Vetëm në sezonin e kaluar ai fitoi një vend titullari në ekip, duke festuar sezonin e tij më të mirë të shënuar ndonjëherë me 16 gola në Serie A.

Ai kishte shënuar më parë nëntë gola gjatë huazimit të tij në Ascoli në Serie B në 2019/20 dhe tetë me Genoan në 2020/21.

“Ai mund të jetë një lojtar i dobishëm. Ai ka karakteristika të ndryshme nga pjesa tjetër e sulmuesve tanë”, kishte thënë Roberto Mancini, i cili i dha Scamaccas debutimin e tij me Italinë.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Scamacca emëroi lojtarin që ai e konsideron si model.

“Më pëlqejnë krahasimet me Ibrën, por gjithashtu më pëlqen të bëj gjëra të ndryshme si largimi nga zona, dhënia e asistimeve”.

“Modelet e mia përfshijnë gjithashtu mesfushorë si [Paul] Pogba. Ai është i gjatë, i hollë dhe shumë i zoti me këmbët e tij”, deklaroi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version