Telegrafi

Gianluca Prestianni, xhevahiri i ri i futbollit argjentinas që Real Madridi po e mban nën vëzhgim

Real Madridi është ende në kërkim të talenteve. Pavarësisht se aktualisht është në garë për të nënshkruar me Endrick, një tjetër talent i ri është shfaqur në radarin e klubit Los Blancos.

Në këtë rast bëhet fjalë për Gianluca Prestianni, sulmuesin e Velezit , i cili janarin e ardhshëm do të mbushë 17 vjeç.

Majin e kaluar, Prestianni u bë lojtari më i ri që ka debutuar në ekipin e parë të Velezit, në moshën 16 vjeç e tre muaj. Ai e bëri këtë në Copa Libertadores, dhe më pas vazhdoi të bënte paraqitje të herëpashershme në kampionatin vendas.

Lojtari i Velezit, ndryshe nga Endrick, po e ka më të vështirë të depërtojë në skuadrën e të rriturve. Sa herë që Endrick performon për Palmeiras , çmimi i tij shumëfishohet.

Prestianni preferon të nisë nga krahu i majtë me shpresën se do të jetë në gjendje të futet brenda dhe të gjuajë në këmbën e tij të djathtë që është më e fortë.

Një ish-lojtar i Real Madridit është agjenti i tij

Rolando Zarate, një ish-lojtar i Real Madridit dhe shumë skuadrave të tjera, është agjenti i anësorit argjentinas.

Ai ka qenë në Madrid disa herë në muajt e fundit dhe bisedimet me Los Blancos janë të vazhdueshme. Për momentin, çështja nuk ka shkuar më tej, por interesi ekziston, ashtu si edhe nga klubet e tjera.

Prestianni pëlqen driblimin. Kjo është një aftësi që gjigantët spanjollë e kanë vënë në dukje.

Për momentin, klubet më të mëdha evropiane i kanë vënë sytë te zhvillimi i tij përpara se të bëjnë një lëvizje në çfarëdo drejtimi.

Janarin e ardhshëm do të zhvillohet kampionat i Amerikës së Jugut U-20 dhe duket e vështirë të parashikohet që Javier Mascherano ta thërrasë atë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=NnPRb13TUtA&ab_channel=ultrasfctvPremium