Site icon Telegrafi

Gianluca Petrachi zyrtarizohet si drejtor sportiv i Romës

Gianluca Petrachi (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Roma e ka zyrtarizuar angazhimin e Gianluca Petrachit në rolin e drejtorit të ri sportiv.

Angazhimi i tij nuk është ndonjë befasi, pasi ish-drejtori i Torinos është lidhur me këtë post qe disa muaj dhe veçmë kishte nisur të punonte për Giallorossët.
E vetmja çështje për t’u zgjidhur ishte kontrata me Torinon, gjë që tashmë është finalizuar.

“Me kënaqësi e mirëpres Gianlucan në ekipin tonë”, ka thënë shefi ekzekutiv, Guido Fienga, për faqen zyrtare të Romës.

“Jam i bindur se me përvojën e tij, do të paraqesë një figurë të rëndësishme në menaxhmentin e Romës”, ka shtuar shefi i klubit italian.

Ish- mesfushori i Nottingham Forestit kaloi nëntë vjet e gjysmë te Torino duke transferuar lojtarë, si Matteo Darmian, Ciro Immobile e Andrea Belotti.

Te Roma, ai e zë vendin e Monchit, i cili në mars të këtij viti u largua për t’u kthyer te Sevilla. /Telegrafi/

Exit mobile version