Marco Giampaolo është prezantuar si trajner i ri i gjigantit italian Milan.
Tekniku 51-vjeçar ka arritur kulmin në karrierën e tij si trajner me ta marrë Milanin në dorë.
Gjatë ditës së sotme, Giampaolo është prezantuar si trajner i ri i Milanit dhe ka thënë fillimisht se e ka merituar këtë rast.
“Isha duke shkuar për në Kroaci kur mora telefonatën nga Maldini. Natyrisht u riktheva menjëherë për në Milano për të nënshkruar”.
“Pesë vite më parë isha në Serie C për të filluar gjithçka nga e para dhe tani jam këtu, e kam merituar këtë rast të jem trajner i Milanit”, tha Giampaolo.
“Jam shumë i lumtur dhe i motivuar që do ta drejtoj Milanin, një klub të lavdishëm dhe mes më të njohurve në botë”.
“Për mua është një mundësi e madhe, përmes sakrificave e kam merituar këtë shans. Mësohet edhe nga gabimet, por sot jam i lumtur dhe i motivuar për të pranuar këtë sfidë dhe mendoj se kam ardhur në momentin duhur”, deklaroi trajneri italian. /Telegrafi/