Telegrafi

Giampaolo: Nuk mund t’i ndryshoj lojtarët e Milanit

Marco Giampaolo (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Pas humbjes 1-0 ndaj Udineses , Marco Giampaolo pranon se Milani ka nevojë për një rregullim të plotë taktik.

Humbja 1-0 në Dacia Arena nxori në pah një paraqitje të dobët nga Rossonerët që nuk arritën të bënin një gjuajtje të vetme në portë.

“Përveç rezultatit, sepse humbja nuk është kurrë e mirë, qartë se loja nuk më dha shumë indikacione pozitive,” ka thënë Giampaolo për Sky Sport Italia.

Udinese vs Milan (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Zakonisht mund të lexoni se çfarë skuadra bën mirë ose më pak mirë. Unë shkoj përtej rezultatit dhe do të përpiqem të analizoj më thellë se si përparoi ndeshja, interpretimi ynë i taktikave të caktuara dhe karakteristikave të ndryshme”.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Udinese 1-0 Milan, Piatek me paraqitjen më të dobët

“Ka shumë gjëra këtu për të cilat duhet të mendoj. Posedimi duhet të zhvillohet në lëvizje sulmuese më shumë, por me siguri nuk ishte faji ynë si i tillë, por përkundrazi sepse Udinese ka karakteristika të caktuara kur mbrohet, gjë që e vështirëson të luajë kundër tyre”, ka shtuar më tej trajneri i gjigantit italian.

Edhe pse Milani bëri disa transferime në këtë verë, vërehet qartë se ata kanë ende nevojë për përforcime, e që afati kalimtar në Itali mbyllet më 2 shtator. /Telegrafi/