Telegrafi

Giampaolo largohet nga Milani me disa rekorde negative

Marco Giampaolo . (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Marco Giampaolo është larguar si trajneri me periudhën më të shkurtër të menaxhimit të skuadrës në histori.

Ish-trajneri i Empolit dhe Sampdorias, është shkarkuar sot nga detyra, me Stefano Pioli që pritet të zyrtarizohet në vazhdim.

Giampaolo është trajneri me periudhën më të shkurtër në drejtimin e skuadrës së Milanit në histori.

Marco Giampaolo . (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Ai ka qëndruar vetëm 11 ndeshje në krye të skuadrës, ku mori tri fitore dhe katër humbje.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani largon Marco Giampaolon nga posti i trajnerit

Giampaolo ka qëndruar për vetëm 111 ditë si trajner, që është rekord negativ.

Milani në këtë periudhë ka shënuar gjashtë gola dhe ka pësuar nëntë herë në Serie A. /Telegrafi/