Telegrafi

Giampaolo gjendet në Milano, gati të nënshkruaj kontratën me Rossonerët

Marco Giampaolo (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Marco Giampaolo është tashmë në Milan dhe është gati të nënshkruajë kontratën dyvjeçare, me mundësi për një vit të tretë, pasi Sampdoria do ta lirojë atë.

Raporti i mediumit Sky Sport Italia thotë se Giampaolo tashmë është kthyer në Itali pas pushimeve të tij të shkurtra në Kroaci.

Ai pritet të takohet nesër me presidentin e Sampdorias, Massimo Ferrero dhe pastaj mund të nënshkruajë kontratën me Milanin.

Lexo po ashtu Milani arrin marrëveshje personale me Giampaolon

Do të jetë një marrëveshje dyvjeçare me opsionin për një vit të tretën, me vlerë rreth dy milion në sezon.

Në anën tjetër, Sampdoria ka vendosur shikimin e tyre tek Stefano Pioli ose Eusebio Di Francesco për punën e trajneri të  tyre të ri. /Telegrafi/