Telegrafi

Giaccherini te Napoli

Emanuele Giaccherini është praktikisht një lojtar i Napolit, pasi është raportuar se ata kanë arritur marrëveshje me Sunderlandin për 1.5 milionë euro.

Sipas Sky Sport Italia, marrëveshja është bërë dhe në këtë mbrëmje(mërkurë) të dy klubet kanë shkëmbyer kontratat për një transferim të përhershëm për 1.5 milionë euro.

Anësori italian do të nënshkruajë një marrëveshje tre-vjeçare me skuadrën nga Stadio San Paolo, me rrogë vjetore bë vlerë 1.6 milionë euro në sezon.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Giaccherini kaloi sezonin e kaluar në huazim te Bologna dhe ka impresionuar për Italinë në Euro 2016.

Ai ishte në vitin e fundit të kontratës së tij me skuadrën angleze, Sunderland, për këtë edhe shifra e transferimit është simbolike. /Telegrafi/