Telegrafi

Ghoulam objektiv i Bayernit

Kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich duket se do të tentoi ta përforcoi edhe më shumë mbrojtjen.

Qendra e mbrojtjes është e siguruar, mirëpo bavarezët kërkojnë të forcohen në krahë.

Kështu sipas mediave gjermane, ylli algjerian i Napolit, Faouzi Ghoulam është bërë objektiv i bavarezëve.

Ghoulam ka shkëlqyer te Napoli pas transferimit nga St Etienne dhe ka ngritur dukshëm çmimin e tij.

Carlo Ancelotti e pëlqen lojën e lojtarit dhe Bayern është e gatshme të ofrojë rreth 25 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/