Telegrafi

Ghoulam mund të ndërrojë skuadër shkaku i pagës të ulët, e duan Reali e Bayerni

Faouzi Ghoulam është një nga lojtarët kryesor të Napolit në vitet e fundit.

Por ai ka një pagë prej 900 mijë eurosh, dy fish më pak se shoku i tij i skuadrës, shqiptari Elseid Hysaj.

Siç shkruan  La Gazzetta dello Sport, Real Madrid është shumë i interesuar për algjerianin, i cili luan si mbrojtës i majtë.

Klubi madrilen e sheh algjerianin si zëvendësues të brazilianit Marcelo.

Ndërkohë, edhe Bayern është gati të bëjë një ofertë për të.

Ghoulam ka edhe një vit e gjysmë kontratë te Napoli, por ende nuk ka rinovuar me klubin italian. Vlera aktuale e 25-vjeçarit është rreth 15 milionë euro.

Vështirë që do të ketë lëvizje sot që është edhe dita e fundit e afatit kalimtar, por në verë mund të ketë lëvizje. /Telegrafi/