Telegrafi

Ghoulam dëshiron largimin nga Napoli, skuadra të mëdha evropiane pas tij

Faouzi Ghoulam nuk ka për qëllim nënshkrimin e një kontrate të re me Napolin, ndërsa në rast largimi, skuadra të mëdha si Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuara për transferimin e tij.

Mbrojtësi i krahut të majtë i Napolit dhe kombëtares së Algjerisë ka qenë pjesë e skuadrës nga Stadio San Paolo që nga janari i vitit 2014, duke lënë Saint-Etienne për pesë milionë euro.

Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2018 dhe raportet e shumta sugjerojnë se ai nuk do të nënshkruaj një zgjatje të kontratës.

Lexo po ashtu Arsenali ndoqi nga afër Insignen dhe Ghoulamin

Marrëveshja në ngecje ka bërë që një largim këtë verë është i pashmangshëm dhe klubet e mëdha evropiane janë rreshtuar për të fituar shërbimet e tij.

Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester City kanë qenë të gjitha të lidhura shumë me transferimin e mundshëm të 26-vjeçarit algjerian.

Në këtë sezon Ghoulam ka bërë 29 paraqitje në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve, duke kontribuar me shtatë asistime.

Çmimi i tij besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/