Faouzi Ghoulam nuk ka për qëllim nënshkrimin e një kontrate të re me Napolin, ndërsa në rast largimi, skuadra të mëdha si Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Manchester City janë të interesuara për transferimin e tij.
Mbrojtësi i krahut të majtë i Napolit dhe kombëtares së Algjerisë ka qenë pjesë e skuadrës nga Stadio San Paolo që nga janari i vitit 2014, duke lënë Saint-Etienne për pesë milionë euro.
Kontrata e tij aktuale skadon në qershor të vitit 2018 dhe raportet e shumta sugjerojnë se ai nuk do të nënshkruaj një zgjatje të kontratës.
Marrëveshja në ngecje ka bërë që një largim këtë verë është i pashmangshëm dhe klubet e mëdha evropiane janë rreshtuar për të fituar shërbimet e tij.
Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe Manchester City kanë qenë të gjitha të lidhura shumë me transferimin e mundshëm të 26-vjeçarit algjerian.
Në këtë sezon Ghoulam ka bërë 29 paraqitje në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve, duke kontribuar me shtatë asistime.
Çmimi i tij besohet të jetë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/