Sonte (e hënë) pritet spektakël, si çdo herë tjetër sa herë që udhëheqësi i Babastars performon në qytetin e tij, Prishtinën.
Pas dy hiteve që lansoi këtë verë, një me Flori Mumajesin dhe tjetrin me Majk, vera për Getoar Selimin ishte mjaft e ngarkuar me shumë performancave live.
Sonte ai rikthehet për herë të dytë në Prishtinë, por kësaj radhe i vetëm, për të performuar në klubin më të madh të kryeqytetit, Zone Club.
Dy duetet e publikuara këtë verë janë mirëpritur nga publiku duke u dëgjuar çdo natë të verës nëpër bare e klube.
Kënga me Flori Mumajesin, “Dashni me raki”, për vetëm dy muaj ka arritur 30 milionë shikime në YouTube, ndërsa ajo me Majk, “Paris Milano”, për vetëm një muaj ka arritur 18 milionë shikime.
Shifra këto që tregojnë se pas shumë e shumë vitesh karrierë, Geti nuk ka të ndalur dhe interesimi për të sa vjen e shtohet.
Zone Club këtë verë ka shkëlqyer me performancat live dhe me maratonën e ndejave duke punuar me javë të tëra çdo natë rresht.