“Babastars” edhe pse tashmë thuajse është shpërbërë tërësisht si grup, krijimtaritë e tyre vazhdojnë të jenë në fokus akoma dhe shumë të pëlqyera.
Kur jemi te grupi, ajo që e karakterizon më së shumti janë këngët “High” të cilat i kanë sjellë në pjesë të ndryshme përfshirë: “High”, “High 2”, “High 3” dhe e fundit “High 4 Real”.
Ndonëse u mirëpritën nga publiku, duket se kënga e fundit e tyre tashmë ka kaluar kufijtë dhe e gjithë kjo bazohet në një postim të liderit të grupit, Getoar Selimi apo Ghetto Geasy.
I njëjtë së fundmi në InstaStory ka publikuar disa postime, përmes të cilave tregon se një këngë e labelit shqiptar është kopjuar nga reperi me famë botërore, Travis Scott.
Në postimin e parë, ai ka bërë të ditur se “HIGH 4 REAL” është lansuar më 22 korrik 2017 kurse reperi Scott e ka publikuar projektin e tij më 3 tetor 2019.
Klipi i të dy artistëve ka ngjashmëri në ca pjesë, më konkretisht te maskat që kanë përdorur dhe për këtë Ghetto Geasy e ka quajtur si kopjim nga ana e ish-partnerit të Kylie Jenner.
Sido që të jetë e vërteta, artistët janë shumë të angazhuar në projekte muzikore, madje Getoari cilësohet si një nga reperët më të suksesshëm në trojet shqiptare. /Telegrafi/