Site icon Telegrafi

Ghetto Geasy rrëfen planet për t’u bërë baba

Ghetto Geasy dhe Marina Vjollca (Foto: Instagram)

Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Ghetto Geasy, tash e disa vite është i martuar me prezantuesen Marina Vjollca.

Ndonëse përfliten shpesh në mediat rozë për jetën luksoze dhe stilin e tyre të veçantë, ata shpesh u spekuluan se do bëhen prindër.

Kështu, reperi Getoar Selimi (emri i vërtetë i Ghetto Geasy), i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush Luan” nuk ka hezituar të flasë edhe rreth kësaj pjese.

Ghetto Geasy (Foto: YouTube)

Ndër pyetjet që Luana bëri ishte ajo se kur Getoari dhe Marina planifikojnë të shtojnë familjen e tyre me një fëmijë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ghetto Geasy

“Zoti e din por gjithsesi ne jemi gati se jemi te martuar”, u shpreh Geti duke qeshur e duke na lënë të kuptojmë se nuk do të jetë e largët dita kur ai dhe Marina do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndryshe, Geti dhe Marina janë martuar më 10 shtator 2017, teksa ceremonia e tyre luksoze u mbajt në Gjirin e Lalzit, Durrës. /Telegrafi/

Exit mobile version