Site icon Telegrafi

Gëzohu dhe shërohu, bija ime

Nga: Maria Sabina (1894-1985, shëruese popullore dhe poete acteke)
Përktheu: Bajram Karabolli

Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me dritën e diellit dhe rrezet e hënës. Me tingujt e lumit dhe të ujëvarës. Me valët e detit dhe fërfëllimën e krahëve të zogjve.

Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me gjethet e mentës dhe të mendrës, të mëllagës dhe të blirit.

Freskohu me aromë livande, rozmarine dhe kamomili. Përqafohu me frutën e kakaos dhe me një degëz kanelle.

Duaje çajin në vend të sheqerit dhe pije atë duke parë yjet. Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me përqafimet e erës dhe me puthjet e shiut.

Forcohu me këmbët zbathur në tokë dhe me gjithçka që ka lindur prej tokës. Bëhu më e shkathët çdo ditë, duke mprehur intuitën dhe duke parë botën me sytë e ballit.

Kërce, vallëzo, këndo, që të jetosh më e lumtur.

Gëzohu dhe shërohu, bija ime, me dashuri të shëndetshme dhe mos harro se je grua.

.

 

Exit mobile version