I riu i Flamengos, Vinicius Junior, ka thënë se merr mesazhe nga sulmuesi i Real Madridit, Marcelo.
Sulmuesi 17 vjeçar ka zhvilluar 18 ndeshje për klubin nga Rio de Janeiro, dhe sa herë ka qenë në fushë ai ka shkëlqyer.
“Jam i qetë, nuk jam duke menduar për kohën që do të largohem”.
“E kam dhe një vit qëndrim kontratë këtu para se të largohem. Po e shijoj momentin me Flamengon”.
Vinicius thotë se nuk i ka problem kritikat.
“Nuk jam i shqetësuar për këtë”.
“E di potencialin dhe e di se deri ku mund të shkoj. Më duhet të punoj shumë dhe i di pritshmërit”.
“Nuk kam folur me Zidanen, por me Marcelon, Casemiron dhe Danilon, për jetë në Madrid”.
“kur zhvilloj ndeshje të mirë, Marcelo më dërgon mesazh. Gjithmonë e pres atë mesazh”, ka thënë Vinicius Junior. /Telegrafi/