Hope Remington përsëri bën për të qeshur përdoruesit e TikTok me videon e djalit të saj të ëmbël.
Këtë herë, kjo nënë ka regjistruar një moment të veçantë: herën e parë që djali i saj zbret nga tobogani.
Entuziazmi i tij është i dukshëm në fytyrë, duke e bërë videon edhe më të adhurueshme.
Megjithëse është ende shumë i vogël, vogëlushi di vetëm disa fjalë, dhe njëra prej tyre është “nëna”.
Hope e ka regjistruar atë duke e thirrur “nëna” disa herë, si para ashtu edhe gjatë rrëshqitjes, dhe ky moment i ëmbël është bërë viral, duke grumbulluar më shumë se një milion shikime që nga publikimi në këtë rrjet të njohur social.
Në përshkrimin e videos, Hope ka shkruar se i vogli ishte shumë krenar për veten. Momentin e tij të parë në tobogan mund ta shihni më poshtë. /Telegrafi/
@remingtonhope MUMA MUMA MUMA #sillybaby #silly #lol #mama #fyp #momsoftiktok #momlife #cutebaby #foryou ♬ Welp, Didn’t Expect That – Yu-Peng Chen & HOYO-MiX