Telegrafi

Gëzimi i daltonistit, pasi vë syzet me të cilat i sheh ngjyrat ashtu siç janë (Video)

Në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, është filmuar një i ri i paemëruar që i vë për herë të parë syzet me të cilat mund t’i sheh e dallojë ngjyrat.

Ky njeri me problem në dallimin e nuancave, është gëzuar shumë kur i ka vënë lentat që kushtojnë 600 dollarë, transmeton Telegrafi.

Derisa qëndron në një park, atij ia japin disa buqeta me lule, si dhe i shfaqin fotografitë e personave të ndryshëm. Më pas, i dhurojnë një kuti kartoni, prej së cilës dalin syzet.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni reagimin e tij kur i sheh gjërat shumë më ndryshe.

Mësohet se 30 shokë janë bërë bashkë dhe kanë kontribuar që t’ia blejnë këtë produkt mjaft të kushtueshëm. /Telegrafi/