Pas miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës, Gëzim Sveçla, shefi i grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër.
Në një video të publikuar, Sveçla shihet duke i demoluar pajisjet në sallën e mbledhjeve në Komunë e Prishtinës.
Në një postim në rrjetet sociale, asamblisti i LDK-së, Egzon Pacolli, duke përmendur reagimin e Sveçlës, ka theksuar se ky vendim është dëshmi se kush vërtet i dëshiron të mirën qytetarëve të Prishtinës.
“Reagimi i djalit të axhës të Xhelal Sveçlës dhe Shefi i grupit të asambleistëve të VV-së, Gëzim Sveçla pasi kaloj buxheti në Komunën e Prishtinës, kjo tregon kush ja donë të mirën qytetarëve.”, ka shkruar Pacolli.
Miratimi i buxhetit vjen pas debateve dhe diskutimeve të gjata në Kuvendin Komunal, me qëllim të adresimit të projekteve dhe shërbimeve publike në kryeqytet për vitin e ardhshëm. /Telegrafi/