Basketbollisti nga Suhareka ka falënderuar të gjithë për kohën e kaluar.
“Nga dita e sotme nuk jam më pjesë e KB Sigal Prishtina, ishte një vendim mjaft i vështirë dhe emocional për mua! Desha të falënderoj kryesinë e klubit, stafin e trajnerëve si dhe bashklojtarët e mi dhe punëtorët tjerë në klub! Vërtet ishte një periudhë e paharruar dhe përjetuam shumë momente të bukura së bashku, nga fitoret historike në FIBA Europe Cup, deri së fundmi në fitimin e Kupës së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Morina.
“Një falënderim i veçantë shkon për Plisat, tifozerinë tonë te flaktë! Ju falënderoj shumë për pritjen dhe përkrahjen tuaj në çdo ndeshje, vërtet jeni të mrekullueshëm! E di që ndoshta për shumicën nga ju, ky vendim imi ishte i papritur dhe shumë i pakuptueshëm, shpresoj që të has në mirëkuptimin tuaj! U ktheva me dëshirën më të madhe, po shkoj me mallëngjimin edhe më të madh, duke pasur çdo herë në mendje Prishtinën, Plisat, Kosovën… Edhe njëherë faleminderit nga zemra,ju dëshirojë shumê suksese! Me respekt Gëzim Morina!”, ka shkruar ai.