Telegrafi

Gëzim Morina ndihet ‘borxhli’ ndaj Sllovenisë

Gëzim Morina ndihet borxhli ndaj Sllovenisë, ku është rritur si lojtar i basketbollit, shkruan Koha Ditore.

Ai ndien se duhet t’i kthejë diçka Sllovenisë. “Borxhin” ndaj Sllovenisë Morina vlerëson se do ta kthente më së miri duke luajtur për përfaqësuesen e këtij vendi.

Në fakt, nuk është plotësisht e sigurt se Morina do të marrë ftesë nga përfaqësuesja A e Sllovenisë. Por ai ka lënë të kuptohet se do të presë rastin te Sllovenia, ndërsa ka bërë të ditur se ka refuzuar mundësinë që të përfaqësojë Kosovën.