Telegrafi

Gëzim Morina: Është nder të luaj për Prishtinën

Lojtari kosovar me nënshtetësi sllovene, Gëzim Morina, është prezantuar si përforcim i madh i Sigal Prishtinës.

23-vjeçari i cili është i gjatë 202 cm, ka deklaruar se ka pranuar ofertën e Prishtinës, pasi është klubi më i madh shqiptar dhe se për të është nder ta bartë fanellën bardh e kaltër.

“Prishtina është klubi më i madh shqiptar. Për mua është një nder dhe ëndërr që të mbroj ngjyrat e këtij klubi. Shpresoj se do të arrij të ndihmoj klubin që të arrijmë synimet të cilat i kemi”, u shpreh Morina në konferencën për shtyp. /Telegrafi/