Telegrafi

Gëzim Kelmendi rizgjedhet kryetar i partisë FJALA

Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor dhe 92 delegatë të Partisë FJALA sot votuan për të parin e tyre.

Sipas një njoftimi, me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Gëzim Kelmendi u rizgjodh Kryetar i Partisë FJALA.

Siç thuhet tutje në njoftim, në fjalimin e tij para delegatëve Gëzim Kelmendi i falënderoi për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Ai ka thënë se partia FJALA do të punojë që të ndryshohet kjo mendësi politike.

“Do të punojmë që politikani të jetë në shërbim të qytetarit. E kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagës dhe privilegjeve tjera të politikanëve të Kosovës. Do të punojmë që të jetësohet amaneti i dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Kelmendi.

“Populli i Kosovës nuk duhet të dorëzohet para të keqës aktuale në vendin tonë. Nuk jemi dorëzuar as para regjimit të Serbisë, nuk duhet të dorëzohemi as tash, por duhet që në zgjedhjet e 6 tetorit të votojmë për të mirën e fëmijëve tanë dhe shtetit tonë”, ka thënë tutje Kelmendi. /Telegrafi/