Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, ka thënë se ka ofruar dorëheqjen, pasi partia e tij nuk ia doli të kalojë pragun zgjedhor.
Në Debat-Plus të RTV Dukagjinit, Kelmendi ankohet se partisë së tij u janë vjedhur votat, por ka thënë se ai duhet të jap përgjegjësi para partisë që e ka themeluar vet.
“E kam ofruar dorëheqjen tek anëtarësia, por ata nuk janë duke e pranuar”, ka thënë Kelmendi në RTV Dukagjini.
Në debatin me Ermal Pandurin, përball Kelmendit tij ishin gazetarët Blendi Devolli dhe Visar Duriqi. /Telegrafi/
https://youtu.be/EU78xODvWqc