Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka porositur liderët politikë që mos të gënjejnë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kelmendi, përmes një postimi në Facebook, ka porositur kolegët politikanë që “për shkak vlerës dhe rëndësisë së Muajit të Bekuar Ramazan, kurseni vetën e juaj nga gënjeshtrat”, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Kelmendi:
“Një porosi për disa lider politik !
Të nderuar lider politik, jemi në fushatë parazgjedhore, porosia ime për ju është: mos premtoni atë që nuk do ta realizoni.
Nëse sëpaku nuk ju vret ndërgjegja dhe nuk ndjeni keqardhje për popullin, atëherë keni parasysh se ndodhemi në Muajin e Bekuar të Ramazanit. Prandaj për shkak vlerës dhe rëndësisë së Muajit të Bekuar Ramazan, kurseni vetën e juaj nga gënjeshtrat.
Mos e gënjeni dhe mos e mashtroni popullin” (sic.), ka shkruat Kelmendi. /Telegrafi/