Vijon të prodhoj të tjera seri çështja Marina Vjollca në Top Channel.
Pas lajmit të publikuar disa ditë më parë ekskluzivisht në newsport.al, se divorci i moderatores sexy me “Proçesin Sportiv” është afër, një tjetër seri për këtë telenovelë është mësuar së fundmi.
Pakënaqësitë e drejtuesve të Top Channel kundrejt Marinës, tani janë shtuar dhe ndoshta pas kampionatit europian, bjondja do të marrë pushimet për të mos u kthyer më. Konfliktin e fundit e ka prodhuar sërish i dashuri i Marinës.
Këngëtari i njohur Getoar Selimi mësohet të ketë vendosur si kusht për pjesëmarrjen e tij në “Top Music Awards”, një format të ri televiziv për të dashurën e tij. I bezdisur nga emisioni mashkullor “Proçesi Sportiv”, ai ka kërkuar që Marinës ti jepet një tjetër show televiziv në prime time. Getoari nuk është mjaftuar me kaq por ka kërkuar që moderatorja sexy të moderojë një format televiziv për të fëmijë dhe të mos ketë më lidhje me futbollin.
Ky kusht i vendosur prej tij është refuzuar nga drejtuesit e Top Channel dhe Getoari nuk ka marrë pjesë në Top Music Awards.
Jo vetëm kaq, por Marina Vjollca si për ti dhënë përmasa më të mëdha këtij konflikti të nisur, nuk ka qëndruar deri në fund të spektaklit të zhvilluar në javën e kaluar. Bjondja sexy mbetet në Top Channel por gjasat janë të mos jetë në ekran edhe për shumë kohë. Të tjera seri për këtë telenovelë pritet të “transmetohen” në vazhdim në newsport.al.