Telegrafi

Getoar Selimi vjen me “Berlusconin” në projektin e ri (Foto)

Reperi i njohur Getoar Selimi shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri, dhe këtë gjë e ka bërë të ditur së fundmi përmes rrjeteve sociale.

“Berlusconi” titullohet kënga e tij më e re, e cila është punuar në studion e “Babastars”, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Kjo këngë do të jetë shumë e veçantë, teksa nga vet titulli mund të zbulojmë se ka të bëjë Ish kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconin.

Lexo po ashtu Pas Marinës, mbulohet edhe Luana! (Foto)

Kënga do të publikohet në YouTube edhe me videoklip, për të cilin po kujdesen Max Production.

Ai ka publikuar në Instagram një fotografi të personit të cekur më lartë, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Vjen së shpejti”./Telegrafi/