Telegrafi

Getoar Selimi uron bashkëshorten Marina Vjollca për ditëlindje: Që në takimin tonë të parë e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty

Një prej çifteve më simpatike dhe më të njohura shqiptare janë padyshim moderatorja Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi.

Dhe për ta sot (e mërkurë) është një ditë e veçantë, pasi prezantuesja po feston ditëlindjen e 32-të.

Natyrisht, një urim romantik nuk ka munguar nga bashkëshorti i saj, i cili ka zgjedhur disa fjalë të ndjera për të uruar partneren e tij.

Foto: Getoar Selimi/Instagram

Geasy ka postuar një imazh të Marinës teksa mbante në krah të bijën e tyre, Marget teksa bëri urimin për të.

Lexo po ashtu Mozzik publikon bashkëpunimin e shumëpritur me Ghetto Geasyn “Shtrejt”

“Që në takimin tonë të parë, e dija se do ta kaloja pjesën tjetër të jetës me ty. Më vjen mirë kur e di se kisha të drejtë. Gëzuar ditëlindjen gruas më të mrekullueshme që njoh”, ka shkruar reperi në urim.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komentet dhe urimet e ndjekësve dhe fansave të çiftit sipër fotos.

Ndryshe, përveç kohës që ndajnë me familje, dyshja janë të angazhuar edhe në karrierat përkatës, Marina me prezantimin e emisioneve televizive ndërsa Getoari me projekte të reja muzikore. /Telegrafi/