Site icon Telegrafi

Getoar Selimi me befasi për Marinën pak para dasmës (Foto)

Le të themi që Marina është një vajzë me shumë fat! Edhe pak ditë na ndajnë nga dasma e tyre për të cilën janë zbuluar disa detaje, por Getoari nuk rresht së surprizuari Marinën.

Jo rrallë herë i shprehin njëri-tjetrit dashurinë nëpër rrjetet sociale dhe të njejtën gjë ka bërë reperi i njohur sot.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth dasmës së Getit dhe Marinës

Ai ka postuar një foto në Instastory në të cilën është pranë një tufe trëndafilësh të verdhë, njërin prej të cilëve e kishte marrë në dorë dhe me siguri për t’ia dhuruar Marinës.

Geti dhe Marina martohen më 10 shtator në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version